Gërvalla takon studentët në Salzburg, flet për situatën në Kosovë

Me ftesë të studentëve të Universitetit të Salzburgut Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mbajti një diskutim të hapur me studentë dhe profesorë, të moderuar nga Këshilltari i IRE-Policy, Stefan Haböck dhe Arbër Thaçi nga Universiteti i Salzburgut.

Ministrja Gërvalla prezantoi sukseset e arritura në Kosovë, dhe foli për zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe gjendjen ekonomike të vendit.

Mes tjerash ministrja Gërvalla foli për aspektin e sigurisë në Kosovë, duke i njoftuar në detaje të pranishmit rreth sulmit në Banjskë, sulmet ndaj KFOR-it, kërcënimet dhe shantazhet kundër qytetarëve serb në veri nga grupe të caktuara ilegale si dhe menaxhimin efikas dhe profesional të situatës në veri nga Policia e Kosovës.

“Studentët dhe profesorët shprehën interesimin e tyre edhe për qendrimet e Ministres Gërvalla rreth rezultateve të pritshme të Konferencës së Sigurisë në Mynih, agresionin rus në Ukrainë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika