Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, në “Debat Plus” në, ka thënë se populli palestinez është i pushtuar nga Izraeli njësoj siç ishte Kosova nga Serbia.
Kelmendi ka thënë se kjo situatë është e njëjtë.
“Një popullatë e cila është 80 vjet e shtypur, e vrarë njësoj siç ishte populli i Kosovës në raport me Serbinë, e kemi situatën e njëjt.
Ne kemi qenë në vendin tonë të okupuar, të pushtuar, të terrorizuar dhe revolta jonë ndaj Serbisë ka qenë e arsyeshme,
Dhe në këtë rast revolta e popullit palestinez në tokat e tyre, përballë Izraelit është normale sepse po luftojnë për lirinë e vet”, ka thënë Kelmendi.

























