Irani mund të rishikojë doktrinën e tij bërthamore, ka njoftuar një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane.
“Kërcënimet e regjimit sionist kundër objekteve bërthamore të Iranit bëjnë të mundur rishikimin e doktrinës sonë bërthamore”, tha Ahmad Haghtalab, përgjegjës për sigurinë bërthamore të Iranit.
Komandanti tha se objektet bërthamore të Izraelit janë identifikuar, duke paralajmëruar se “gishti i Iranit është në këmbëz”, shkruan skynews.
Ndryshe, Teherani gjithmonë është shprehur se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
Kjo pasi thuhet se goditja e objekteve bërthamore të tij është në tryezën e opsioneve që po shqyrtohen nga Izraeli për t’u hakmarrë pas sulmit.