Armët po vazhdojnë të sekuestrohen nga Policia e Republikës së Kosovës. Pothuajse çdo ditë kemi raste të tilla që Policia arreston persona që janë përdorues të këtyre armëve. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 11:20 në Gjakovë, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia, bëhet e ditur se është arrestuar një person pasi i janë gjetur një revole me katër fishek.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka intervistuar të dyshuarin dhe më pas ka dhënë urdhër të lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPost/