Një rrahje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Abdullah Babalija” në Gjakovë, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë, përcjell KosovaPost.
Lajmin e ka konfirmuar për zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Sipas Policisë, viktima kishte shkuar te i dyshuari për t’u sqaruar rreth një mosmarrëveshje të mëhershme, por ky i fundit nuk e kishte pritur mirë.
I dyshuari në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti nën hetime:
“Datë 29.12.2021 pas ores 21:00 , ne Rr.”Abdullah Babalija”- Gjakovë, përderisa viktima kishte shkuar tek i dyshuari për t’u sqaruar rreth një mosmarrëveshje te mëhershme, i dyshuari menjëherë kishte goditur viktimën me grushte fillimisht në hundë duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor (fraktur të hundës) më pastaj ka eskaluar situata ku të gjithë persona e përfshirë kanë filluar të godasin njëri tjetrin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit. Të gjithë personave të lënduar i është ofruar tretmani mjekësor. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore si dhe Prokurori Kujdestar ku me urdhër të tij i dyshuari ndalohet për 48 orë ndërsa të dyshuarit dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, tha ai.