Janë gjetur mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë. Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook Haxhiu njofton se gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë.
“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, shkruan ajo.