Në parkingun e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, mbrëm është gjetur i vdekur një person.
Ndërkohë policia ka filluar me hetimin e rastit.
“HETIM MBI VDEKJEN-Parkingu i QKUK-Prishtinë 29.11.2024-23:15. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.


























