Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Hysni Morina” në Prizren. Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet.
Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“HETIM I VDEKJES- Rr. Hysni Morina, Prizren 23.08.2024 – 07:30. Policia ka pranuar një informatë nga urgjenca se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.