Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën në Gjakovë, ndërsa mjeku ujdestarë ka konstatuar vdekjen e tij, përcjell Kosova Post.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Gjakovë 14.03.2024-12:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.