Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje e cila thuhet se është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj në Suharekë.
Rasti ka ndodhur të enjten pasdite.
“Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


























