Një grua është gjetur e vdekur në një banesë në Gjakovë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Gjakovë 18.06.2024-12:24. Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.