Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një person në veri të Mitrovicës
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
“Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.