Një person është gjetur pa shenja në shtëpinë e tij në Leposaviq, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Leposaviq / 27.01.2024 – 17:40. Raportohet se në shtëpinë e tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.