Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 10:00 në rrugën “Qëndresa” në Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, tha për Express se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull). Lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.