Policia e Kosovës bën të ditur se është gjetur personi që ishte raportuar i zhdukur më 15 maj në Prizren, përcjell Kosova Post.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe i njëjti është kthyer tek familja e tij.
“Malësi e Re, Prizren 15.05.2024 – Koha e panjohur. Me datë 23.05.2024 rreth orës 18:20 është gjetur personi mashkull kosovar i cili më herët kishte qenë i raportuar si i zhdukur, gjendja shëndetësore e tij raportohet të jetë e mirë. I njëjti është kthyer tek familja e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.