Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kuvendi i LDK-së: Sot vendoset kush do ta drejtojë partinë

    Kuvendi i LDK-së: Sot vendoset kush do ta drejtojë partinë

    29 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

    29 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

    KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve, rinumërimi nuk sjell ndryshime

    KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve, rinumërimi nuk sjell ndryshime

    Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

    Trump thotë se Irani dëshiron të bëjë marrëveshje me ShBA-në

    AUV: Tërhiqet nga tregu një sasi e produktit Atpamil

    AUV: Tërhiqet nga tregu një sasi e produktit Atpamil

    Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

    Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

    Përfundon rinumërimi i votave në tërë Kosovën

    Përfundon rinumërimi i votave në tërë Kosovën

    Shpërthimi në Ibër Lepenc, Hoxha: Priten arrestime të reja

    Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në su*lmin në Ibër-Lepenc

    OKB: 11 fëmijë të vd*ekur nga të ftohtit në G@za që nga fillimi i dimrit

    OKB: 11 fëmijë të vd*ekur nga të ftohtit në G@za që nga fillimi i dimrit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjermani: A do të kthehet shërbimi ushtarak me detyrim?

14 Qershor 2024, 8:10
në Lajme, RAJON
Gjermani: A do të kthehet shërbimi ushtarak me detyrim?
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri gjerman i Mbrojtjes prezantoi një koncept të ri që duhet të rrisë numrin e ushtarëve të Bundeswehr-it. Cilat janë të rejat e konceptit?

Që nga pezullimi i rekrutimit në vitin 2011, Bundeswehr-it i mungojnë ushtarë. Në vend që të punësonte më shumë personel, Bundeswehri filloi të zvoglohet. Në mars, statistikat regjistruan vetëm 181,123 rekrutë. Sipas planeve të ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius (Partia Socialdemokrate e Gjermanisë SPD), kjo tani duhet të ndryshojë. Premtimi i Gjermanisë për NATO-n: deri në vitin 2031, Bundeswehri duhet të numërojë 203.000 ushtarë, e më vonë ndoshta edhe 240.000.

Ministri i Mbrojtjes Pistorius ka thënë vazhdimisht, se Bundeswehri duhet të bëhet më në fund “gati për luftë”. Pistorius flet për një situatë të re kërcënuese. “Rusia po bën luftë,” u tha ai gazetarëve në Berlin të mërkurën (13.06.2024). Siç tha ai, Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë një nga anëtarët e NATO-s në vitin 2029. Pistorius kaloi muaj për të përgatitur konceptin e tij për shërbimin e ri ushtarak që tani e prezantoi në Berlin. Megjithatë, nuk flitet më për shërbimin e detyrueshëm ushtarak: “Ne parashikojmë shërbimin selektiv ushtarak. Për shërbimin ushtarak duhet të zgjidhen më të përgatiturit, më të përshtatshëm dhe më të motivuarit”, shpjegon Pistorius.

Problemi: infrastruktura e kufizuar

Koncepti i Pistorius nuk përfshin rekrutimin e përgjithshëm ushtarak. Fillimisht, kërkesa e vetme është që 18-vjeçarët të plotësojnë një pyetësor. Ky është një detyrim për meshkujt, por jo edhe për gratë. Ata që kontaktohen duhet të shpjegojnë nëse në përgjithësi do të ishin të gatshëm të shërbenin në ushtri. Kjo do të zgjaste gjashtë muaj, me mundësi zgjatjeje deri në 23 muaj. Pistorius vlerëson se rreth 400.000 burra do të duhet të plotësojnë pyetësorin çdo vit. Ai shpreson që një e katërta e tyre mund të shfaqin interes. Është planifikuar që rreth 40.000 kandidatë të ftohen për provim, gjegjësisht kontroll të aftësive të tyre fizike dhe mendore. Pjesëmarrja në rast ftese është e detyrueshme. Sigurisht, e drejta për të refuzuar më pas shërbimin ushtarak ekziston ende.

Çështja e kapaciteteve të mjaftueshme për montim dhe trajnim të plotë mbetet e paqartë. “Faktori kufizues”, sipas Pistorius, është infrastruktura e kufizuar. Kjo do të thotë kazerma, instruktorë, pajisje. Vlerësohet se për të arritur objektivin e 5000 rekrutëve shtesë në vit, do të nevojiteshin rreth 1.4 miliardë euro. Pistorius gjithashtu llogarit në një rritje të numrit të të ashtuquajturve rezervistë, kryesisht ata që shërbyen para pezullimit të shërbimit ushtarak në 2011. Ai dëshiron të kontaktojë me ta dhe shpreson të rrisë numrin e rezervistëve me 200.000 njerëz.

Shërbimi ushtarak “gjysmë vullnetar”

Këto plane i bëjnë forcat vullnetare të Bundeswehrit gjithnjë e më pak vullnetare. Për Hans-Peter Bartels, megjithatë, koncepti i Pistorius mund të jetë vetëm hapi i parë. Ai është president i Shoqatës për Politikë të Sigurisë, dhe më parë ka qenë komisioner i mbrojtjes i Bundestagut gjerman. Në një intervistë për DW, Bartels shprehet qartë se vetëm pyetësori “nuk e zgjidh problemin”. “Pyetësori është aty për ta plotësuar. Dhe nëse keni dyshime, plotësoni që të mos ju prekin më. Mund t’i ndryshojë pak gjërat, por si rregull nuk ndryshon asgjë.”

Bartels sheh një problem tjetër: parimin e drejtësisë në rekrutim; do të thotë se burrat dhe gratë janë njëlloj përgjegjës. Sipas kushtetutës, shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermani aktualisht prek vetëm burrat. “Nëse do të donit të arrinit atë që dëshiron ministri, do të duhej të ndryshonit Kushtetutën. Dhe Pistorius e di këtë. Siç është tani, plani i tij nuk funksionon,” thotë Bartels.

Me riarmatimin e Republikës Federale të Gjermanisë në mesin e viteve 1950, burrat nga mosha 18 vjeç u rekrutuan në shërbimin ushtarak. Ideja: ushtarët duhet të jenë “qytetarë me uniformë”. Në verën e vitit 2011, shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermani u pezullua, por nuk u shfuqizua. Në atë kohë, Bundeswehri do të reduktohej. Por në rast të ndonjë tensioni apo nevoje për mbrojtje, rekrutimi mund të aktivizohet sërish. Sot, Bundeswehri është një ushtri vullnetare në të cilën shërbejnë edhe gratë. Që në fillim, Boris Pistorius kritikoi pezullimin e shërbimit ushtarak, madje e quajti atë një “gabim”.

Gjermanët duan rekrutimin

Nëse i pyet gjermanët nëse vendi ka nevojë përsëri për shërbimin ushtarak, shumica është e mendimit: Po! Një sondazh i fundit i institutit të kërkimit të opinionit publik YouGov për të përditshmen “Welt am Sonntag” tregoi se 60 për qind ishin në favor të rekrutimit të përgjithshëm.

Politikanët reaguan mjaft të rezervuar ndaj konceptit të paraqitur të Pistorius. Sidomos në koalicionin qeverisës të SPD, të Gjelbërve dhe Liberalëve (FDP). Politikani i SPD-së Boris Pistorius po përballet edhe me rezistencë brenda partisë së tij. Kancelari Olaf Scholz ishte i rezervuar që në fillim. Kreu i SPD, Lars Klingbeil foli në favor të vazhdimit të mbështetjes në rekrutim vullnetar. Edhe partneri i koalicionit të gjelbër është mjaft skeptik. Kreu i FDP-së, Christian Lindner, shkroi në X: “Në vend të rekrutimit të ri, ne duhet të bëjmë më shumë njerëz të interesuar të shërbejnë në Bundeswehr dhe të forcojmë rezervën.” Pistorius mori mbështetje në parim nga radhët e opozitës Kristiandemokrate Unioni CDU/CSU. Megjithatë, Bashkimi do të donte më shumë detyrime dhe më pak vullnetarizëm,shkruan Deutsche Welle.Eksperti i mbrojtjes Hans-Peter Bartels përmbledh situatën për DW: “Koncepti nuk është një goditje e plotë, por fillimi i një ndryshimi që na thotë se kemi nevojë urgjente për më shumë ndryshime.” Është e qartë se idetë e Pistorius janë kryesisht vetëm – ide. Tani fillon diskutimi i vërtetë social dhe politik rreth konceptit të Pistorius.DW

Etiketat: GjermaniShërbimi ushtarak
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Harry Kane, Lojtari i Sezonit në Bundesliga: Do ta shijoj këtë moment

Harry Kane, Lojtari i Sezonit në Bundesliga: Do ta shijoj këtë moment

8 muaj më parë
Kalendari historik, 7 korrik

Kalendari historik, 21 maj

9 muaj më parë
‘Procesi i Berlinit mbetet prioritet, Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin, do merret ministria përkatëse

‘Procesi i Berlinit mbetet prioritet, Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin, do merret ministria përkatëse

9 muaj më parë
Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

9 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH