Kompania gjermane e prodhimit të armëve “Rheinmetall” tha sot se ka marrë një porosi nga një vend anëtar i NATO-s për furnizime me municione artilerie.
“Porosia është me vlerë pothuajse 300 milionë euro (324 milionë dollarë) dhe përfshin disa dhjetëra mijëra predha artilerie dhe disa qindra mijëra module ngarkese shtytëse”, tha Rheinmetall.
Dërgesa me municione do të dorëzohet ndërmjet viteve 2024 dhe 2028. Vendi nuk u identifikua nga kompania gjermane.
“Rheinmetall” tha se kjo porosi, dhe të tjera të rezervuara së fundmi, rrjedhin nga nevoja e shteteve për të plotësuar rezervat e municioneve që kanë shkuar në ndihmë të Ukrainës për të luftuar forcat pushtuese ruse. Atsh