Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock thotë se Rusia mbetet kërcënimi kryesor në Evropë.
Duke folur në Bundestag në kuadër të samitit të NATO-s dhe në kuadër të debatit për buxhetin, ministrja gjermane tha:
“Rusia do të mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë dhe lirinë tonë në Evropë për të ardhmen e parashikueshme. Ne nuk e kërkuam atë. Ne nuk donim që gjërat të ishin kështu,” tha ajo duke shtuar se Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë dhe ka rikuperuar besimin e humbur për shkak të politikës së miratuar në të kaluarën ndaj Rusisë, shkruan abcnews.al. “Kjo nuk duhet të rrezikohet në negociatat për buxhetin,” përfundoi ajo.