Rastet kur personat kërkojnë trajtim mjekësor për arsye të ndryshme nuk janë edhe të pakta në vendin tonë e të tilla raste ndodhin pothuajse çdo ditë. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 00:52 në komunën e Gjilanit, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia, bëhet e ditur se nëntë persona kanë kërkuar tretman mjekësor.
Konfirmohet se viktimat kanë qëndruar në një lokal dhe papritmas kanë nis të nuhasin një aromë të keqe e cila iu ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.
Me tu lajmëruar lidhur me rastin, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka hedhur sprej në lokal.
I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./KosovaPost/