Berat Gjimshiti, karrierën e tij do ta vazhdojë në Serie A, tek skuadra Atalanta.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk u tundua nga milionat, e skuadres nga Katari, Al-Rayyan.
Ky ekip kishte një ofertë të majme trevjeçare, por u refuzua nga 31-vjeçari.
Siç raportojnë mediat italiane, 31-vjeçari do të përfitonte dyfishin e pagës që ka tek skuadra bergameze.
Por, kjo si bëri fare përshtypje preshevasit.
Berat Gjimshiti, është kthyer prej kohësh në një nga lojtarët më të rëndësishëm, ndërkohë që gëzon respektin dhe dashurinë e tifozëve.
Gjimshiti, si kapiten e ngriti trofeun e EUROPA LEAGUE dhe dëshira e tij është që të përballet në finalen e Superkupës së Evropës, kundër Real Madridit më 14 gusht.
Skuadra e Gian Piero Gasperinit, e siguroi edhe pjesëmarrjen në Champions League në fazën e grupeve sezonin tjetër.
Shqiptari preferon ta vazhdojë aventurën në Serie A, duke pasur si objektiv fitimin e titullit.
Që do të ishte realizimi i një ëndrre për të, shokët e skuadrës, klubin dhe gjithë tifozët e skuadrës italiane.