Katër persona janë arrestuar të martën rreth orës 23: 30 në Lagjen Ulpiana e Re në Prishtinë pasi që dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri, njofton policia.
“Gjatë kontrollit të tyre dhe një shtëpie janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, 12 kutie të zbrazura të fishekëve, 98 copë fishekë dhe disa gëzhoja. Të dyshuat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje “, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.