Është arrestuar një burrë në Ferizaj, nën dyshimin se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.
Me vendim të 0prokurorit i dyshuari është dërguar na mbajtje.
“Ferizaj / 15.07.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas dhe 3 fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.