Policia ka arrestuar tre persona në Podujevë pasi të njëjtin pas një mosmarrëveshje mes veti kanë gjuajtur me armë zjarri
Në vendngjarje janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura.
Policia njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. 19 Qershor, Podujevë 18.06.2024-01:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te të shtënat ma armë zjarri në mes disa personave. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.