Safet Gjici është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj burgim.
Ky vendim u mor nga Gjykata e Posaçme e Apelit e cila e prishi vendimin e shkallës së parë.
Gjici u dënua me vendim të formës së prerë tashmë jo për “shpërdorim detyre” por për “korrupsion pasiv”.
Alma Kaçi u dënua me 1 vit e gjashtë muaj burgim për akuzën e “korrupsionit aktiv”. Asaj i është ndryshuar vepra penale, pasi në shkallën e parë ishte dënuar për “prostitucion”.
Gjici e Kaçi përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke iu zbritur 1/3 e dënimit, përkatësisht 3 vjet për Gjicin e 1 vit për Kaçin.
Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa ish-kryebashkiaku i Kukësit prej rreth dy muajsh ndodhet në spital, shkruan Euronews.al, transmeton kk.