Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ish-presidenti Hashim Thaçi të qëndrojë në paraburgim.
Ajo është shprehur se për këtë vendim janë të njëjtat arsye siç janë përcaktuar në vendimin mbi fletarrestim, njofton Klankosova.tv.”Duke marrë parasysh parashtrimet e palëve, unë vendos që zoti Thaçi duhet të qëndrojë në paraburgim. Arsyet për vijimin e paraburgimit janë të njëjtat arsye që unë kam përcaktuar në vendimin mbi fletë-arrestin dhe çështjet në lidhje me të, më konkretisht të shprehura në paragrafët 43, 45 si dhe 55”, u shpreh ajo.