Policia arrestoi një person në Prizren i cili dyshohet se ka goditur me veturë një zyrtar policor.
Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren / 28.05.2024 – 12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.