Një person ka raportuar në polici se mbrëmjen e së mërkurës derisa kishte qenë duke qëndruar në një lokal në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, është goditur në bërryl të dorës nga ajo që dyshohet të jetë një plumb qorr.
Organet e rendit bëjnë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe se sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.