Profesori universitar, njëherësh edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ardian Gola ka shkruar një postim në Facebook lidhur me komunikacionin e dendur kohët e fundit në Prishtinë, raporton KosovaPost.
Gola ka thënë se strategjia për bllokimin e disa rrugëve nga Rama po e bën llug kryqytetin.
“Po get qe strategjia e Kryetarit te Prishtines, Perparim Rama, eshte sa me shume lluge ne komunikacion”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Po get qe strategjia e Kryetarit te Prishtines, Perparim Rama, eshte sa me shume lluge ne komunikacion, qaq ma shume kane me iu gerdite veturat qytetareve dhe rrjedhimisht do te kemi gjithnje e me pak ngarkesa ne komunikacion. Tek e fundit, jemi mesu me ekserimente. Ta shohim, ndoshta i dheze.