Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është futur me forcë në një veturë nga disa persona, ku edhe i kanë marrë para edhe gjësende personale.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar, transmeton Telegrafi.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, kurse lidhur me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar mashkull kosovar.