Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me maskë dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.
Rasti ka ndodhur të enjten, ndërsa siç njofton policia i dyshuari meqë nuk ka gjetur para është larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat mirëpo meqë nuk kishte para, është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.