Një grabitje me armë ka ndodhur të dielën në Prishtinë.
Policia bën të ditur se ankuesi ka raportuar se një person i dyshuar ka ekspozuar një armë zjarri duke i kërkuar të gjitha gjësendet që i kishte me vete dhe duke i marrë para të gatshme.
Policia po e heton rastin në fjalë.
“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se një person i dyshuar mashkull i panjohur ka ekspozuar një armë zjarri duke i kërkuar të gjitha gjësendet që i kishte me vete dhe duke i marrë para të gatshme dhe disa gjësende tjera. Nuk raportohet për lëndime, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.