Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë te ditur se një person i panjohur ka kryer vjedhje në Fushë Kosovë, transmeton Kosova Post.
Rastin në polici e ka lajmëruar punëtorja e cila ka thënë se i panjohur duke përdorur forcën, nga arka i ka grabitur 250 euro dhe është larguar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar, një i dyshuar i panjohur duke përdor forcën, nga arka i ka grabitur 250 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoj e ballafaqimit me të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, thuhet më tej në raport.