Pasditen e së hënës dyshohet se ka ndodhur një grabitje në një insitucion mikrofinanciar në lagjen “Bregu Diellit” në Prishtinë.
Një person i maskuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka hyrë në institucioni financiar dhe e ka plaçkitur një shumë të parave.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë policinë për të marrë detaje të ngjarjes por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë informacione.


























