Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të grabitjes në tentativë në Prishtinë, ku një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar ta vjedhë kasafortën.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 15:45.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti është në hetim.