Deputetja e Levizjës Vetëvendojse, Adelina Grainca, përmes një postimi në Facbook ka njoftuar se ka paditur për shpifje gazetarin Lirim Mehmetaj, shkruan Kosova Post.
“Siç pata paralajmëruar qysh në natën e deklarimit të tij, sot e dorëzova Padinë për Shpifje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Unë besoj fuqishëm në fjalën e lirë dhe angazhohem maksimalisht për të. Mirëpo, konsideroj se liria e fjalës nuk duhet të cënohet përmes gjuhës degraduese e nënçmuese, pa bazë e pa asnjë fakt.
Veçanërisht kujdesi është i nevojshëm të jetë i lartë për deklarimet ndaj vajzave e grave, sepse dëmi që shkaktohet është i përmasave të mëdha, duke i dekurajuar të rejat në vendin tonë për t’u marrë me politikë e për të qenë pjesë e sferës publike. Në të kundërtën, përballen me akuza të ulëta mizogjene”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Siç pata paralajmëruar qysh në natën e deklarimit të tij, sot e dorëzova Padinë për Shpifje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Unë besoj fuqishëm në fjalën e lirë dhe angazhohem maksimalisht për të. Mirëpo, konsideroj se liria e fjalës nuk duhet të cënohet përmes gjuhës degraduese e nënçmuese, pa bazë e pa asnjë fakt.
Veçanërisht kujdesi është i nevojshëm të jetë i lartë për deklarimet ndaj vajzave e grave, sepse dëmi që shkaktohet është i përmasave të mëdha, duke i dekurajuar të rejat në vendin tonë për t’u marrë me politikë e për të qenë pjesë e sferës publike. Në të kundërtën, përballen me akuza të ulëta mizogjene.
Andaj, këtë betejë gjyqësore unë do ta zhvilloj më së shumti për gratë e vajzat në vendin tonë. Jam e bindur se organet e drejtësisë do të jenë në mbrojtje të integritetit e dinjitetit tim që është cënuar në mënyrë agresive përmes shpifjeve të ulëta, e që efektin e kanë tek i tërë komuniteti i vajzave në shoqërinë tonë.
Pres nga sistemi gjyqësor që pa vonesa të procedojë me Padinë time dhe të vendoset drejtësia e plotë, duke e përçuar mesazhin e qartë se institucionet në Republikën tonë nuk lejojnë të përdhosen vlerat njerëzore e integriteti personal i askujt!
Adelina Grainca
























