Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar në orën 00:59 me orën lokale në pjesën perëndimore të Greqisë.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), tërmeti ishte në një thellësi prej 29 kilometrash dhe epiqendrën e tij në rajonin Etolia-Akarnania.
Aktualisht nuk ka informacione për dëme në njerëz apo sende.
Tronditja është ndjerë në disa zona, si edhe në Pulia dhe Kalabri të Italisë.