Sanije Rexha, gruaja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur si “Sandokani”, njeherit edhe kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete ka uruar Ditën e Veteranit.
Siç shkruan heroina e gjallë, Rexha “Urime të veçanta shkojnë për familjarët e Dëshmorëve të Kombit, të cilët dhanë gjithçka për idealet e shenjta të lirisë dhe pavarësisë. Lavdi e përjetshme atyre që ranë për atdheun!”.
Postimi i plotë:
Sot është Dita e Veteranëve të lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Urime të përzemërta për të gjithë veteranët që me guxim dhe sakrificë i shërbyen lirisë së atdheut. Një përkulje e thellë dhe urime të veçanta shkojnë për familjarët e Dëshmorëve të Kombit, të cilët dhanë gjithçka për idealet e shenjta të lirisë dhe pavarësisë. Lavdi e përjetshme atyre që ranë për atdheun