Gruaja e opozitarit më të madh rus, Alexei Navalny, do të marrë pjesë të hënën në Këshillin për Punë të Jashtme të BE-së.
Kështu ka thënë shefi i Politikës së Jashtme të bllokut, Josep Borrell.
“Të hënën, do të mirëpres Yulia Navalnaya në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së,” postoi ai në X.
Ministrat e BE-së do të dërgojnë një “mesazh të fortë mbështetjeje”, shtoi ai. Kjo vjen pasi Navalny është vdekur derisa ishte në burg, shkruan SkyNews, kk.