Rasti është cilësuar si “dhunë në familje & keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, shkruan Kosova Post.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Sipas viktimës e dyshuara ka probleme psikike dhe e njëjta nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët e tyre” – thuhet ndër të tjera në raport.
Për më shumë bëhet e ditur se viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”/KosovaPost/