Në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Gjesi ka realizuar program special dedikuar kësaj dite historike.
Në mesin e shumë intervistave ishte edhe ajo e Bujar Haradinaj, i cili përballë prezantueses Fortesa Shala ndau një rrëfim shumë prekës për kontributin e tij të dhënë gjatë luftës në Kosovë.
Haradinaj tregoi se gruan e tij e kishte bashkëluftëtare duke ndarë edhe momentin kur morën lajmin e madh se Kosova tashmë ishte e lirë.
























