Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

    Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

    SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt

    SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt

    Sejdiu: Albin Kurti është tradhëtar

    Sejdiu: Albin Kurti është tradhëtar

    KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës

    KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës

    Vitia nënshkruan për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt

    Vitia nënshkruan për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt

    Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe Zariq

    Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe Zariq

    Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

    Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram

    Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi

    Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi

    Mot i vranët me shi dhe borë në Kosovë

    Mot i vranët me shi dhe borë në Kosovë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

​Guerot: Kosova mos të ketë frikë nga dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese

16 Nëntor 2024, 12:36
në Kryesore, Lajme
Guerot: Kosova duhet dhe do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, thotë se Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është historike.

Sipas tij, marrëveshja e arritur në vitin 2023, me ndërmjetësimin e Bashkimin Evropian, është ligjërisht e obligueshme dhe sjell gjëra konkrete për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se kjo marrëveshje për Kosovën sjell njohje të integritetit territorial, andaj siç thekson diplomati francez, është në interesin e vet Kosovës që ujdia të zbatohet.

Guerot thekson se mbështetja e Francës për një Kosovë të pavarur dhe sovrane nuk ka ndryshuar, dhe është aty si kurrë më parë.

Krahas këtyre, ambasadori francez kërkon nga Qeveria e Kosovës të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese propozimin e Bashkimit Evropian për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai thotë se ky draft-statut për Asociacionin, është opsioni më i mirë dhe i vetmi në tavolinë.

Sipas tij, BE-ja konsideron se ky propozim është në tërësi në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo siç deklaron ai, testi më i mirë është dërgimi i tij në Gjykatën Kushtetuese dhe më pastaj ky institucion të tregojë se në çfarë mase ky dokument është në përputhje me Kushtetutën. Dërgimi i draft-statutit në Kushtetuese, ambasadori francez thotë se është kusht edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Marrëveshja e Brukselit e 27 shkurtit është një marrëveshje historike. Ajo sjell shumë gjëra shumë konkrete për normalizimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Për Kosovën do të thotë njohje e integritetit territorial, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe elemente të tjera. Pra, është në interesin e Kosovës që kjo marrëveshje të zbatohet, është gjithashtu një angazhim i Kosovës dhe i Serbisë. Ne mendojmë se këto marrëveshje janë ligjërisht të detyrueshme, kanë qenë kur është fjala për pranimin e Serbisë në BE, janë përfshirë në atë që quhet kapitulli 35. Kështu që janë pjesë integrale e diskutimit që ne e konsiderojmë këtë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme edhe për Kosovën, dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kyç për Serbinë por edhe për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane”, thotë ai.

Ambasadori francez deklaron se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, është tregues i shkëlqyeshëm që do t’i përgjigje të gjitha frikësimeve që mund të jenë, kur pyetet për rreziqet se ky dokument mund të krijojë një pushtet të tretë ekzekutiv apo autonomi për komunitetin serb.

Ai thotë se Franca por edhe aleatët perëndimor kanë qenë vendimtarë për çlirimin e Kosovës në vitin 1999 dhe njohën e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Prandaj, siç thotë ai nuk duhet të ketë frikë nga ndonjë veprim nga ana e tyre që do të kishte ndikim të dëmshëm për Kosovën.

“Është opsioni më i mirë dhe i vetmi opsion në tavolinë. Kështu që mendoj se i vetmi organ që mund të vendosë se në çfarë mase propozimi ynë është në përputhje me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese. Ne inkurajojmë fuqimisht autoritetet e Kosovës që vërtet ta dërgojnë këtë dokument në Gjykatën Kushtetuese…Draft statuti i propozuar nga BE-ja, mendoj se e konsiderojmë plotësisht të pajtueshëm me Kushtetutën. Testi më i mirë siç thashë është dërgimi në gjykatë, që është i vetmi organ që mund të tregojë se deri në çfarë mase është në përputhje me Kushtetutën. Unë mendoj se do të ishte një tregues i shkëlqyer realiteti që do t’i përgjigjej të gjitha frikërave që mund të jenë. Ne kemi qenë vendimtarë, kemi qenë kritikë për të ndihmuar Kosovën në ’99, në njohjen e Kosovës në vitin 2008, dhe mbështetja jonë për një Kosovë të pavarur dhe sovrane nuk ka ndryshuar fare, ajo është ende aty aq e fortë sa kurrë më parë. Pra, nuk duhet të ketë frikë nga ndonjë veprim nga ana jonë që do të kishte ndikim të dëmshëm në Kosovë. Jemi të bindur se draft statuti i propozuar nga BE-ja, për asociacionin, ndihmon dhe jemi të bindur që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, deklaron ai.

Në anën tjetër, ambasadori Guerot thotë se mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, mirëpo shton se kusht për këtë është dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

“Edhe këtu ne jemi absolutisht përkrahës. mendojmë se Kosova duhet të jetë, natyrshëm i takon Këshillit të Evropës. Do të ishte në interesin e të gjithëve. Do të ishte në interes jo vetëm të një interesi diplomatik të Kosovës, do të ishte në interesin e drejtpërdrejtë të popullatës së Kosovës, të të gjitha komuniteteve. Të komunitetit shqiptar, të komunitetit serb, të çdo individi që do të kishte qasje në gjykatën e të drejtave të njeriut. Jo të gjithë anëtarët e Këshillit të Evropës janë të bindur njësoj. Vendimi nëse Kosova duhet të jetë anëtare apo jo është vendim që merret me votim të qeverive. Ne rekomanduam fuqishëm që qeveria e Kosovës ta dërgonte në gjykatë draft-statutin e AKS-së, duke bërë këtë hap të parë drejt zbatimit të asociacionit. Mendojmë se do të kishte ndihmuar shumë ose do të ndihmonte shumë në votim. Pra, meqë qeveria tregon se nuk e bën këtë të paktën në këtë fazë, diskutimi brenda qeverisë është pezulluar dhe mendoj se kur ta bëjë qeveria këtë, shanset që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës do të jenë shumë më të larta”, thekson ai, shkruan Kosova Press.I pyetur për destruktivitetin e Serbisë në procesin e dialogut, ai thotë se është e rëndësishme që të dy vendet të bëjnë hapa pozitiv drejt zbatimit të obligimeve në dialog.

Sipas tij, inkurajimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për riintegrimin e komunitetit serb në institucione në Kosovë është pozitiv.

“Mendoj se është e rëndësishme që të gjitha vendet të bëjnë gjeste pozitive. Presidenti Vuçiq gjithashtu ka inkurajuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme ose të paktën kështu e kuptoj unë. Gjithashtu ka inkurajuar riintegrimin e tyre apo kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Nga ana jonë e shohim këtë si një sinjal pozitiv dhe ne inkurajojmë institucionet e Kosovës që në kornizën ligjore të Kosovës të punësojë sa më shumë, apo të ketë një numër proporcional të serbëve të Kosovës në institucione”, përfundon ai./KP

Etiketat: Asociacioni i Komunave me Shumicë SerbeGjykata KushtetueseOlivier Guerot
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Guerot: Asociacioni do ta ndryshonte atmosferën në Paris

Guerot: Asociacioni do ta ndryshonte atmosferën në Paris

10 muaj më parë
Dosja për dëm*e të luftës dërgohet sërish në Kushtetuese

Dosja për dëm*e të luftës dërgohet sërish në Kushtetuese

10 muaj më parë
Ambasadori francez tregon se si Kosova mund të kontribuojë në sigurinë e Evropës

Ambasadori francez tregon se si Kosova mund të kontribuojë në sigurinë e Evropës

10 muaj më parë
Krasniqi: LVV nuk ka vullnet për marrëveshje, është koha për interpretim nga Gjykata Kushtetuese

Krasniqi: LVV nuk ka vullnet për marrëveshje, është koha për interpretim nga Gjykata Kushtetuese

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH