Përmes një postimi të hënën nga llogaria e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Ministria tha gjithashtu se kujdesi ndaj 615 të plagosurve është përforcuar me specialistë nga provincat Ebebeyin, Centro Sur dhe Mongomo, transmeton Kosova Post .
Ajo sqaroi se 316 prej të plagosurve janë larguar nga spitalet dhe 299 mbeten të shtruar në Spitalin Rajonal të Batas, në Qendrën Mjekësore La Paz dhe në Poliklinikën e Shëndetësisë së Guinesë.
Shpërthimet ndodhën më 7 mars rreth orës 4 pasdite me kohën lokale, sipas një deklarate nga Presidenti Teodoro Obiang Nguema Mbasogo më vonë gjatë po asaj dite.
Duke folur për televizionin shtetëror “TVGE”, Nguema Mbasogo tha se incidenti që dëmtoi pothuajse të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat në Bata, ishte për shkak të “neglizhencës dhe keqmenaxhimit të dinamitit” në kazermat ushtarake në lagjen “Mondong Nkuantoma”.
Në pushtet prej tashmë 42 vitesh, presidenti u kërkoi njerëzve që të ruajnë qetësinë dhe theksoi se kishte udhëzuar autoritetet të hetonin incidentin dhe të vlerësonin dëmin e shkaktuar.
Gjithashtu Presidenti Nguema Mbasogo bëri një thirrje për të kërkuar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe bamirësve kombëtarë për Guinenë Ekuatoriale në këtë periudhë të vështirë, e cila përkon me një krizë ekonomike për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe pandemisë COVID-19.
Guineja Ekuatoriale është një vend i Afrikës Qendrore që përfshin rajonin kontinental të Rio Munit dhe 5 ishuj vullkanikë në det të hapur.
Kryeqyteti Malabo, në ishullin Bioko, është qendra e industrisë së zhvilluar të naftës në vend; kurse Bata është një port dhe qytet tregtar në pjesën kontinentale të vendit.
Ekonomia e Guinesë Ekuatoriale mbështetet shumë në industrinë e saj të naftës dhe gazit natyror, e cila përbënte më shumë se 60% të produktit të brendshëm bruto (PBB), 80% të të ardhurave fiskale dhe 86% të eksporteve të vendin në vitin 2015, sipas raporteve Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).trt