Në bazë të disa burimeve gylenistët e KMSh-së kanë shitur godinën e Korçës. Pronësia mbi këtë medrese dhe mbi xhaminë ngjitur me të, ishte e KMSh-së, por ndërkohë thuhet se pronësia e medresesë i ka kaluar fondacionit gylenist “Sema”, çka nëse është e vërtetë, përbënë një tjetër skandal abuziv me pronat e muslimanëve shqiptarë.
Sipas po këtyre burimeve, kontrata e shitjes është firmosur nga drejtori i fondacionit “Sema” dhe nga kryetari i KMSH-së Bujar Spahiu.
Para pak kohësh gylenistët kanë nxjerrë të gjitha pajisjet që gjendeshin brenda në medrese dhe një pjesë e tyre, i ka marrë dhe po i shet një dyqan që është përballë me medresenë – transmeton mexhlis.com
Më poshtë janë fotot e pajisjeve të medresesë në shitje tek ky dyqan.
Megjithëse shitja e pronave vakëf është e ndalur dhe sidomos kjo ndalesë është kategorike në medhhebin zyrtar të Komunitetetit Musliman të Shqipërisë, medhhebin Hanefi, gylenistët nuk e kanë parë atë si kufi, në abuzimet e tyre me pronat e KMSH-së.
Medreseja e Korçës, dikur krenaria dhe xhevahiri i gylenistëve, ishte ndër të vetmet investime që kishin bërë gylenistët në Komunitetin Musliman. Ajo u ndërtua pasi u prish medreseja dhe xhamia e vjetër.
Medreseja e Korcës u mbyll para rreth një viti. Shkak për këtë mbyllje ishte falimentimi financiar i gylenistëve, të bashkërenduara edhe me hetimet, kufizimet dhe sanksionet e qeverisë shqiptare dhe asaj turke ndaj organizatës Gylen-FETO.
Me gjithë të drejtën e plotë të qeverise turke dhe asaj shqiptare, për hetime, bllokime të llogarive dhe mbyllje aktiviteti ndaj organizatës Gylen, të dëmtuar nga mbyllja e kësaj medreseje janë muslimanët shqiptar dhe mbyllja e saj ishte një disfatë e rendë për ta.
Kjo medrese e ndodhur në Korçë përmban disa specifika të veçanta. Ajo ishte jetike për muslimanët e Korçës, sepse Korça është rrethi ku popullsia muslimane megjithëse përbën shumicën dërrmuese të popullsisë, ndodhet nën presionin e diskriminimit dhe asimilit ndër më të rëndët fetar në Shqipëri.
Klanet vllaho-greke të cilat posedojnë në mënyrë absolute pushtetin politik dhe ekonomik në Korçë, ushtrojnë një diskriminim të qartë në ndarjen e pushtetit dhe vendeve të punës, si në administratë po ashtu edhe në bizneset e mëdha private. Gjithashtu ato ushtrojnë trysni për konvertimin e muslimanëve në ortodoksë, kjo sidomos të emigrantëve sezonal dhe të përhershëm në Greqi, shumica e të cilëve kanë nga dy emra, një emër grek dhe një emër shqiptar musliman.
Burimet citojnë se medreseja është shitur për një vlerë rreth 3,5 milionë euro. Nuk dihet nëse kjo është edhe shifra zyrtare e shkruar në kontratë.
Bashkëvepruesi i kësaj vepre të ndaluar fetare, pra blerësi i kësaj prone vakëf, është gjithashtu një njeri i njohur edhe si besimtar musliman, por edhe i akuzuar per mashtrime financiare, me inicialet S. I.
Ajo që e bën të çuditshme këtë blerje është se ky person gjithashtu njihet si një njeri me njohje dhe lidhje me qeverinë turke, por edhe me gylenistët.
Ai shpesh ndërhyn për të bërë ndërmjetësin midis qeverise turke, qeverisë shqiptare dhe gylenistëve, sidomos në lidhje me Komunitetin Musliman, ku ka propozuar edhe miq të tij për t’u vendosur në krye të KMSH-së.
Nuk kuptohet se çfarë fshihet pas kësaj shit-blerje të kësaj prone vakëf.
A është duke u shitur që gylenistët të marrin paratë e tyre dhe të ikin?!
Apo po shitet për t’u dhënë sadopak frymëmarrje dhe jetëgjatësi pushtetit të kësaj organizate okulto-terroriste në Komunitetin Musliman?!
Gylenistët e KMSH-së kanë përhapur fjalë se godinën e medresesë e ka blerë fondacioni prane qeverisë së Turqisë Mearif, ndërkohë që nga burime brenda Mearifit kjo është mohuar, majde është quajtur si dezinformim i qëllimshëm i gylenistëve.
Ajo që është e dukshme në kohët e fundit është që gylenistët kanë intesifikuar shitjet dhe abuzimet me pronat e KMSH-së, njëlloj siç veprojnë qeveritë në ikje në fund të mandatit të tyre.
Njëherazi me këtë, dyshohet se po tentohet të shitet edhe medreseja e Kavajës (godina), gjithashtu po tentohet të shitet toka prej rreth 2100 metra katrorë në bulevardin Zogu i Parë në Tiranë, gjithashtu edhe abuzime të tjera, për të cilat redaksia e Mexhlisit është duke mbledhur informacione të detajuara dhe të cilat do t’i bëj të ditura në vijim.
Pavarsisht se cfarë fshihet pas, ajo që është e qartë për të gjithë muslimanët shqiptarë, është shkelja e parimeve fetare dhe abuzimi me pronat vakëf, si nga gylenistët ashtu edhe nga bashkëpunëtorët apo pazarxhinjtë që bëhen pjesë e abuzimeve me këto prona.