Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka bërë të ditur se është ftuar nga Prokuroria për intervistim.
“Jam i gatshëm të shkoj qysh nesër, nëse kanë kohë ata dhe ta jap një deklaratë”, ka thënë ai.
Ftesë për intervistim nga prokuroria ka marrë edhe kolegu i tij nga PDK, Mërgim Lushtaku, për shkak të dhunës së shkaktuar në Kuvendin e Kosovës.


























