Rasti ka ndodhur në Gllamnik të Podujevës, në një depo ndërtimore, shkruan Kosova Post.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.
Këto janë detajet nga raporti:
“Fsh. Gllamnik, Podujevë, 23.05.2021 – 00:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një depo ndërtimore, nga person a ende të pa njohur janë vjedhur paisje elektronike si dhe para të gatshme.”
Bëhet e ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit./KosovaPost/