Ueb-faqe të ndryshme të institucioneve shtetërore e private të Shqipërisë kanë rënë pre e një sulmi kibernetik, që dyshohet të jetë bërë nga hakerë pro-rusë.
Sulmi, sipas njoftimit të bërë nga grupi me emrin “NoName057(16)”, një grup hakerësh pro-rusë, thuhet se ka ndodhur për shkak të rreshtimit të Shqipërisë përkrah Ukrainës në luftën e saj për të dëbuar pushtuesit rusë nga territori i vet.
“Shqipëria është bërë një tjetër vend që ka vendosur t’i bashkohet deklaratës së vendeve të G7 për sigurinë e neonazistëve ukrainas. Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar tashmë Ukrainës 22 transportues të blinduar dhe predha mortajash”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e këtij grupi.Ata po ashtu lanë edhe një mesazh tjetër në lidhje me Kosovën.
“Ju kujtojmë se Kosova është Serbi dhe ne do të shkatërrojmë infrastrukturën shqiptare të internetit”.
























