Verën e kaluar u përfol për një transferim të mundshëm të anësorit të Chelsea, megjithatë klubi vendosi të i jap edhe një shansë atij, shkruan KosovaPost.net.
Bëhet fjalë për anësorin maroken i cili iu bashkua “Bluve” gjatë verës të kaluar, por ka dështuar të jetë titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Thomas Tuchel.
28-vjeçari ka folur për të ardhmen, derisa theksoi se është i hapur për rikthimin te skuadra holandeze, mirëpo nuk varet më nga ai.
“Do të doja (rikthimin). Kisha kohë fantastike aty. Është vendi që u ndjeva si në shtëpi dhe nëse do ndodh rikthimi, e ardhmja do tregoj. Por, nëse varet nga unë, do ndodh padyshim”, ka thënë ai
“Transferimi nuk varet nga unë. Ia lë në dorë atyre. Provojë të tregojë vetën dhe të bëjë gjënë time. Çfarë e ardhmja do sjellë, do shohim”, shtoi ai për “Soccer News”.
Ndërkohë, raportohet se interesim për Ziyech ka skuadra e Barcelonës që e shohin si alternativë e Ferran Torresit, pastaj edhe interesimi i Maldini(drejtori teknik i skuadrës së AC Milan) për të që një kohë të gjatë, pasi është munduar ta sjell në Milano verën e 2021.