Një ndihmës i lartë i liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, mohoi se është arritur armëpushim humanitar me Izraelin, duke shtuar se negociatat po vazhdojnë, transmeton KosovaPost.
“Negociatat janë duke vazhduar dhe deri në këtë moment, asnjë marrëveshje nuk është arritur me Izraelin”, tha në Telegram Taher al-Nono, këshilltari për media i Haniyehs.
“Nëse arrihet ndonjë marrëveshje, ajo do t’i komunikohet qartë dhe menjëherë popullit tonë”, shtoi ai.
Deklarata erdhi menjëherë pas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë që thoshte se Izraeli ka rënë dakord të zbatojë “pauza humanitare” për katër në ditë në Gazën veriore duke filluar nga e enjtja.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha gjithashtu sot se çdo armëpushim në Rripin e Gazës varet nga lirimi i pengjeve të mbajtura nga grupi palestinez Hamas.
Hamasi tha sot se një ushtar izraelit që po e mbante është vrarë nga sulmet ajrore izraelite ndërsa një tjetër është plagosur./AA