Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është ndarë tejet i kënaqur me takimet që i kishte me bashkëatdhetarët në Zvicër.
Hamza tha se atje mbretëroi një atmosferë e jashtëzakonshme.
Ai theksoi se pa entuziazëm dhe shpresë se Kosova mundet më mirë.
“Shumë frymëzues angazhimi i diasporës sonë. Shumë emocionuese sa shumë e duan atdheun, sa janë të gatshëm të ndihmojnë për ndryshimin e gjendjes në Kosovë”, tha ai.
Kandidati i Partisë Demokratike për kryeministër i ftoj bashkëatdhetarët të punojmë bashkë që t’ia rrisim krenarinë qytetarëve dhe ta forcojmë shtetin.
“Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës. Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara. Ne, gjithmonë, e bëjmë punën tonë! #MaMirë”, theksoi Bedri Hamza, transmeton KosovaPost.