Ekspozita me fotografi ‘Bota kujton Srebrenicën’ paraqet 11 segmente të gjenocidit dhe ka për synim edukimin dhe informimin e publikut. Secili segment paraqet sfidat të cilat i kaluan boshnjakët në tërësi veçanërisht ata të Srebrenicës.
Ekspozita me fotografi të bashkorganizuara nga Bashkësia Islame e Bosnjës dhe Hercegovinës, në bashkëpunim me atë të Kosovës, solli 11 segmente mësime për mos-harresë në periudhën 1992-1995, kur Srebrenica u pushtua nga policia dhe e ushtria e Republika Serbe.
“Ekspozita ‘Bota kujton Srebrenicën’ ngërthen ndodhitë nga pastrimi etnik për, jetën nën rrethim, rrugën drejt gjenocidit, marshin e vdekjes, ekzekutimet, varrezat masive, kërkimin për personat e zhdukur deri tek trashëgimia dhe triumfalizmi”, tha Azra Eminoviq, perfaqësuese e Rijasetit të BeH-së.